Përfundon festivali i modës: ULQINI NË FUNDJAVË ISHTE METROPOLI KULTUROR I MALIT TË ZI

AnelaMe prezantimin e pesë krijuesve mbrëmë në Mole të madhe, poshtë bedenave të Kalasë, përfundoi festivali i dytë i modës “Ulcinj International Fashion Nights”.

Një natë më herët dashamirët e modës u kënaqen me modelet më të reja të gjashtë krijuesve të tjerë, ndër të cilët ishte edhe Ulqinakja Edita Nimanbegu.

Ky manifestim i cili organizohet nga profesionistët e rinj dhe të dëshmuar të grumbulluar rreth organizatës “Montenegro events”, arsyetoi pritshmërinë dhe pozicionoi Ulqinin në hartën e qendrave kulutore rajonale dhe Evropiane.

Ai tashmë është bërë ngjarje tradicionale e modës dhe së bashku me ngjarjet tjera të cilët mbahen në shtator dhe tetor ndikon në zgjatjen e sezonit turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…