Të hënën me namazin e ikindisë përfundon i’tikafi apo siç njihet në popull halveti.
Në itikaf qëndroi Medjen ef. Shaptafa, imam në xhaminë Namazgjah ku dhe e mbajti itikafin.
Itikafi nënkupton traditën e profetit Muhammed a.s. që në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit të vetmohet në xhami për të shtuar adhurimet dhe lutjet.
Imami i xhamisë Namazgjah po ashtu përmes Portalit tonë u uroi besimtarëve Fitër Bajramin duke u dëshiruar agjërim e lutje të pranuara si dhe gëzim e dashuri me të afërmit në ditët e Bajramit.