Tubimi më i madh i mbajtur ndonjëherë për Shabetaj Cvinë përfundoi sot në Ulqin. Gjatë katër ditëve të kohëzgjatjes së kësaj konference shumica e pjesëmarrësve u pajtua me mendimin se ky reformator i Talmudit vdiq në Ulqin në vitin 1676.
„Është nder i madh për qytetin tonë që një tubim i tillë u mbajt këtu, me profesor kaq të nderuar nga Israeli, SHBA-ja, Europa, Turqia dhe vendet e regjionit“, tha njëri nga organizatorët e konferencës, drejtori i „Fondacionit Lika“ Jusuf Lika.
Organizatorët tjerë të konferencës ishin Universiteti Ben Gurion nga Tel Avivi, Qendra kulturore „Moshe David Gaon“ dhe OJQ „Likud Montenegro“.
Lika shtoi se të gjithë punimet e prezantuara në tubimin „Jehonat e Shabetaj Sevit në literaturën hebraike“ do të publikohen në librin e veçantë i cili do të botohet në gjuhën angleze, shqipe dhe malazeze.