Të premten në plazhin Safari me ndarjen e kupave dhe mirënjohjeve përfundoi solemnisht turneu i 2-të Pro Beach Soccer.
Kjo ngjarje grumbulloi gazetarët sportiv nga pesë vendet e Europës Juglindore, kurse Shqipëria doli fituese e turneut.
Dje po ashtu u mbajt tryeza e rrumbullakët në Pallatin Venecia në Kala ku gazetarët dhe ekspertët u pajtuan se Ulqini ka potenciale të shkëlqyera për zhvillimin e turizmit sportiv dhe se me strategji të mençur ato duhet të shfrytëzohen.