Në të gjithë institucionet edukativo-arsimore në territor të komunës së Ulqinit sot filloi viti i ri shkollor.
Në katër shkolla fillore mësimin e filluan rreth 250 nxënës të klasës së parë.
Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka i dërgoi me këtë rast urimin nxënësve dhe prindërve, mësuesve dhe arsimtarëve, si dhe të gjithë të punësuarve në arsim.
„Dëshiroi që ky vit shkollor të jetë rrugë kah përvetësimi i dijeve të reja me qëllim krijimin e të ardhmes më të mirë për të gjithë ne“, tha Gjeka.