Me shfaqjen e tre filmave shqiptar të dielën u përfunduan “Ditët e filmit shqiptar”. Gjatë kohëzgjatjes treditore të manifestimit vizitorët kishin mundësi të shohin 8 filma dokumentar dhe me metrazh të shkurtër, me zhanre të cilët, siç tha organizuesi kryesor dhe Kryetari i shoqatës të artistëve dhe intelektualëve “Art klub” Ali Salaj, janë gati të panjohura për Shqiptarët në Mal të Zi.
Ai shtoi që planifikohet nga viti i ardhshëm që ky manifestim të zmadhohet në festival dhe të ketë formë garuese.
Sponsori gjeneral i këtij manifestim ishte Fondi për ruajtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave nacionale në Mal të Zi.