Trajneri i përfaqësueses së Malit të Zi në atletikë, Osman Eroviq, ka publikuar të premten listën e kandidatëve për përgatitje dimërore për vitin garues 2017.
Ai për përgatitje, të cilat nga gjysma e këtij muaj do të mbahen në Ulqin dhe Tivar, ka përcaktuar 17 garues.
Njoftohet se me plan të Federatës është paraparë që në Ulqin të stërviten vrapuesit në distanca të mesme dhe të gjata, nën mbikëqyrjen e trajnerit Drago Musiq.
Përndryshe, në hotelin “Olimpik”, i cili u hap me dy janar, në përgatitje dimërore janë edhe skuadrat futbollistike nga vendi dhe regjioni.