Në vitet e bukura prilli në Ulqin ishte muaji i turizmit. Kjo do të thoshte fillimin e sezonit për hotele, rregullimin e qytetit, kthimin e buzëqeshjes në fytyrat e njerëzve.
Tash 25 vite është harruar ky zakon i mirë. Optimizmi u zëvendësua me pesimizëm edhe pse është fakt që për festat e majit qytetit gjallërohet për 3-4 ditë.
Që, të paktën, diçka po ndryshon në këtë aspekt tregon udhëheqësia e re e Komunaljes. Kështu këto ditë tërësisht është pastruar shëtitorja në Ranë, janë larë rrugët kryesore të qytetit, po mihen “ishujt” në bulevard…
Derisa të gjithë po shpresojnë sezon të mirë, qytetarët edhe në këtë mënyrë porositen se vera me shpejtësi po afrohet dhe se mysafirët duhet t’i presim gati.