Zgjedhjet çelen me vrasje në qytetin e Laçit. Një komisioner i LSI është vrarë para qendrës së votimit, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur, midis të cilëve dyshohet edhe Mhill Fufi, kandidati i PD-së, njëkohësisht nënkryetari i qarkut të Lezhës. Mësohet se ai është në gjendje të rëndë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur para ambienteve të qendrës së votimit tek gjimnazi ‘At Shtjefen Gjeçovi’. Viktima është Gjin Pjetër Gjoni, 53 vjeç. Ai është qëlluar me automatik, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja. Tre të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut të jetës. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë.