Drejtoria për Ujëra, Drejtoria për Punë Publike dhe Ndërmarrja Publike Për Menaxhimin e Të Mirave Detare në kumtesën e përbashkët kanë thënë se nuk ka keqpërdorime në realizimin e projektit të sigurimit të rrjedhshmërisë së degës së djathtë të lumit Buna, siç thanë nga Mali i Zi Demokratik në reagimin e tyre publik.
Theksohet se në shpenzimet e punimeve Drejtoria për Punë Publike mori pjesë me 350.000 euro, gjersa NP Të Mirat detare me 200.000.
Këto institucione pohojnë se rëra që nxirret, deri tani rreth 60.000 metër kub, deponohet në lokacionin e caktuar dhe asnjë metër kub nuk është dërguar diku tjetër.
Shtohet se rëra do të valorizohet pjesërisht si material ndërtimor, ndërsa një pjesë do të shfrytëzohet për revitalizimin e atyre plazheve që kanë pësuar erozion nga proceset natyrore.









