Punëtorëve të Qendrës për kulturë, të cilët kanë paralajmëruar që të enjten do të nisin grevën e përgjithshme, përkrahja i vjen nga qendra e tyre. Siç është lajmëruar për Portalin UL-info nga organizata sindikale e kësaj ndërmarrje, në Ulqin nesër vjen kryetari i Sindikatës së kulturës në Mal të Zi Zhelko Kaleziq.
Ai pak kohë më parë tha që kultura në drejtësinë e Malit të Zi është e definuar si veprimtari shoqërore e rëndësie të veçantë dhe që duhet të reflektohet dhe në pozitën e punëtorëve në kulturë në të gjithë vendin.
Të punësuarve në Qendër për kulturë kanë nëntë rroga pa i marrë, ndërsa tash 39 muaj nuk janë paguar kontributet.