Këto ditë është botuar edicioni hungarez i romaneve “Mimesis” dhe “Sin” të shkrimtarit Andrej Nikolaidis. Botues është “Gondolat Kiado” nga Budapesti.
Ky është përkthimi i katërmbëdhjetë i veprave të tija në gjuhët evropiane.
Botimi në turqisht i romanit “Dolazak”, i publikuar si “Kiyamet”, ka arritur sukses të konsiderueshëm. Në një gazetë prestigjioze të Stambollit thuhet që ky libër është “si puzzle misterioz me referenca të forta dhe të shumta”.
Recensuesja e botimit në turqisht e krahason këtë romanit të Nikolaidisit me romanet e Haruki Murakamit. Mendon që stili i të shkruarit është kompleks, por në mënyrë pozitive.