Ullishta e Valdanosit në komunë të Ulqinit, “Ulliri i vjetër” në komunë të Tivarit dhe “Ulliri i madh”(Velja maslina) në komunë të Budvës, gëzojnë mbrojtjen në pajtim me Programin e mbrojtjes së veçantë të ullirit të cilin e sjell Ministria me propozim të institucionit shkencor, thuhet në nenin 17 të Ligjit ekzistues për ullishtari, të miratuar në vitin 1992.
Në shpjegim të këtij neni thuhet se do të “definohet sipërfaqja dhe vëllimi i masave agroteknike kryesisht për “Ullishtën e Valdanosit” duke u nisur nga vjetërsia e trungjeve të ullinjve, atraktivitetit të përgjithshëm dhe vlerave ambientale të kësaj ullishtë, ndërsa me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes dhe përmirësimit të saj”.
Shtohet që “masat agroteknike të cilat do të përfshihen dhe bëhen, në pajtemi me programin e përmendur, nuk do të zvogëlojnë valorizimin e përgjithshëm të kësaj ullishtë, pavarësisht pronë e kujt janë”.
Gjendja e kompleksit më të madh të ullinjve të vjetër në Mesdhe tregon se asgjë nga zgjidhjet ligjore tash 22 vite nuk është respektuar, ndërsa me propozim të ri të ligjit madje tentohet që të hiqet dhe dispozita për mbrojtjen e ullishtës së Valdanosit.