Përkundër kundërshtimit të PDS-së: U SHKËPUT KONTRATA ME KOMPANIN E CILA PUNOJ ELABORATIN PËR KOMUNË TË TUZIT

Me shumicë të votave të këshilltarëve në Kuvendin e komunës urbane të Tuzit, në mbledhjen e cila u mbajtë të martën është vendosur që të ndërpritet kontrate me kompaninë “Investment and Consulting DOO”, e cila ka punuar elaboratin për arsyeshmëri ekonomike të formimit të Komunës së Tuzit.

Siç shkruan “Vijesti”, PRO propozimin për shkëputjen e kontratës kanë votuar 10 këshilltar, dhe atë: UDSH, Iniciativa qytetare,  Alternativa Shqiptare dhe Lista për Tuz.

Kundër ishin këshilltarët e Partisë demokratike të socialistëve dhe Partisë boshnjake, derisa këshilltari i PSD-së ishte i përmbajtur.

Njëkohësisht, të gjithë këshilltarët përveç këshilltarëve të PSD-së kanë përkrahur dhe propozimin e kryetarit të Kuvendit Fadil Kajoshaj që të formohet komisioni i ri i cili nga të gjithë elaboratet e deritashme, por dhe nfa informatat e reja nga terreni do të bëj elaboratin e ri.

Ajo çfarë është e sigurt është që referendumi për komunë nuk do të mbahet deri në fund të këtij muaji, siç ishte marrëveshja nga fundi i marsit në mes PDS-së dhe partive nacionale shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi