Për më pak se 45 ditë prej kur shfaqet në kinematë e regjionit, filmin “Perla e Bunës” e shikuan 130 mijë njerëz, njofton producenti i këtij filmi dhe aktori Mima Karaxhiq.
Ai tha se njerëzit janë të fascinuar me bukuritë e Ulqinit. “Gati se nuk ka asnjë njeri, i cili ka parë filmin, e që nuk ka thënë: “Këtë vit vijë në Adë”. Me të vërtetë njerëzit janë kënaqur me imazhet e Ulqinit të cilat i kemi shfaqur”, tha Karaxhiq për “Vijesti” duke shtuar se gjatë xhirimit të filmit qëllimi ishte që kjo pjesë e Malit të Zi të prezantohet më mirë.
Sipas fjalëve të tija, nëse arrihet një e treta e këtyre premtimeve, atëherë plani i xhirimit të filmit kishte sukses.