Gjashtë ditë mbas shirave të mëdha, akoma një pjesë e madhe e vendbanimit Shtoj gjendet nën ujë. Nuk ka ndihmuar shumë as era e fortë veriore e cila frynë tash disa ditë në zonën e Ulqinit.
Meqë ky vendbanim nuk ka rrjet të kanalizimit, në këto lloj situatash gjithmonë ekziston rreziku i shpërthimit të gropave septike, prandaj qytetarët e kësaj zonë paralajmërojnë për mundësinë e shfaqjes së infeksioneve.
Në Shtoj ka pak mbi gjashtë mijë shtëpi dhe shtëpiza, gjegjësisht rreth 60 mijë shtretër.









