Mbas problemeve të cilat qytetarët e Ulqinit i kishin në furnizim me energji elektrike, si dhe apelit të qeverisjes lokale, skuadrat e Elektroekonomisë së Malit të Zi këto ditë janë aktive nëpër tërë territorin e kësaj komune.
Kështu ato sot punuan në rrugën 7, në Plazhin e madh dhe në Shtoj. Pritet që këto masa të ndikojnë në stabilizimin e situatës e cila është rezultat i temperaturave të larta dhe numrit të madh të turistëve, por sidomos të kyçjeve të paligjshme.
“Është krejtësisht e pakuptueshme që nuk kemi furnizim të mirë me rrymë elektrike, si dhe që turistët të na befasojnë në mes të verës”, tha sot në Kuvendin e Malit të Zi deputeti Dritan Abazoviq.