Problemi i valorizimit të Kripores së Ulqinit mund të zgjidhet përmes akumulimit të energjisë diellore në basenet me ujë të kripur, duke mundësuar kështu një sërë modelesh të zbatimit nga prodhimi i kripës, deri tek prodhimi i energjisë elektrike dhe ujit të nxehtë”, tha për “Pobjeda” drejtori i Lëvizjes Ekologjike “Ozon” Aleksandar Peroviq.
Kjo, siç e vlerëson ai, do të nënkuptonte qëndrueshmërinë më të madhe të këtij kompleksi, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë ekologjik.
“Do të ishte në veçanti e rëndësishme, si për shoqërinë tonë në tërësi ashtu edhe për komunitetin lokal, por edhe për procesin e integrimeve evropiane, që shteti të qëndrojë pas këtij modeli, si investitor të mbajë pronësinë ndaj Kripores së Ulqinit, duke ruajtur kështu nga shkatërrimi total njërin nga brendet e dikurshme të Malit të Zi, e që sot, për fat të keq, të tillë ka shumë pak”, tha Peroviq.








