“Me përpjekjet shumëvjeçare dhe punë të një grupi të OJQ, ish pronarëve, bashkësive fetare dhe opozitës së dikurshme, janë krijuar kushtet që prona në Valdanos të ju kthehet pronarëve të vërtet. Nga e gjitha kjo është bërë vetëm një gjë: është aktivuar plazhi në Valdanos dhe tani të shkuarit në bregdet është i lirë”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i MOGUL-it Xhemal Peroviq.
Ai theksoi që asgjë tjetër nuk është bërë, edhe pse ka ekzistuar vullneti i mirë i disa ministrave në Qeveri. “Tani të gjitha janë ndalur, e ne në MOGUL mendojmë që bëhet fjalë për mungesë të vullnetit politik të qeverisjes aktuale në Ulqin. Jemi po ashtu të bindur që me problemin e Valdanosit dhe të mirave detare tregtohet politikisht në mënyrë që të realizohen disa interesa të ngushta partiake të cilat nuk janë dhe nuk mund të jenë plotësisht në interesin e të gjithë qytetarëve”, thekson Peroviq për “Dan”.
Sipas fjalëve të tija, në variantin e ri të ligjit për të mira detare e gjitha praktikisht është si në të vjetrin. “Vërejtjet kyçe të komunës së Ulqinit nuk janë përfshirë në draftin e këtij dokumenti siç janë kufiri i të mirave detare dhe pjesëmarrja e qeverisjes lokale në sjelljen e çështjeve kryesore në lëmin e menaxhimit me atë hapësirë”, shtoi Peroviq.