Në kuadër të përkrahjes së ullishtarisë për këtë vit Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural ka paraparë mundësinë që mjetet të ndahen edhe për ndërtimin e mureve.
“Ato në ullishtën tonë kanë vlerë të veçantë ambientale dhe kulturore. Qytetarët për nivelizimin e pjerrtësive, përndryshe terrenit i cili më së shumti i përshtatet kultivimit të llojit vendas të ullirit dhe mundëson derdhjen e ujit të tepërt edhe në periudhat e reshjeve më të mëdha. Me dekada në Ullishtën e Ulqinit janë ndërtuar muret kilometrike, të cilat së bashku me ullinj, rrugë të kalldrëmuara dhe kroje, krijojnë tërësi unikale. Këto mure janë habitate të rëndësishme për kafshë të vogla, insekte, në veçanti për bletë”, tha kryetari i MOGUL-it Xhemal Peroviq.
Sipas fjalëve të tija, për rëndësinë e këtyre mureve më së miri flet shembulli i Republikës së Kroacisë, ku pas kërkimit shumëvjeçar për mënyrën e mbrojtjes ligjore të këtij muri, Ministria e tyre e kulturës pranoi modalitetin e mbrotjes së vetë teknikës së ndërtimit si “e mirë kulturore jomateriale”.
Në Istër janë tërhequr shuma të konsiderueshme parash për rinovimin e mureve nga fondet e BE-së dhe me të madhe po valorizohen turistikisht.