Peroviq: TË SHPALLET KONKURSI NDËRKOMBËTAR PËR VALDANOS

Xhemal Peroviq, Dzemal Perovic, MOGULDrejtori ekzekutiv i Monitoring grupit Ulqin Xhemal Peroviq ka deklaruar se Valdanosi meriton trajtim shumë më serioz të shtetit.

“Kjo nënkupton edhe shpalljen e konkursit ndërkombëtar për gjetjen e zgjidhjes më të mirë për këtë gji përrallor”, tha ai për “Vijesti”.

Sipas fjalëve të tija, urgjentisht duhet iniciuar revitalizimin e ullishtës, por edhe të zonës në tërësi. “Qëllimi që ish pronarëve mos t’i kthehen ullishtat, çon në përfundimin se këtu diçka planifikohet e që nuk do të jetë transparente”, tha ai duke theksuar se sipas të gjithë standardeve evropiane komuniteti lokal duhet të pyetet për planifikimin e hapësirës.

“Në të kundërt, do të ndodhin protestat jo vetëm të komunitetit lokal, por të gjithë atyre të cilët këtë hapësirë e njohin si të veçantë në kuptimin historik dhe kulturor për ne Ulqinakët, e të tillë nuk janë pak”, përfundoi Peroviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi