Peroviq: UDHËHEQËSIT SHQIPTARË PUNOJNË PËR INTERESA PERSONALE DHE GRIMCA TË PUSHTETIT

Xhemal Peroviq, Dzemal Perovic, MOGULAktivisti qytetar Xhemal Peroviq ka thënë se lista e përbashkët e partive nacionale shqiptare nuk është e mundur, “sepse politika momentale e tyre i kontribuon vetëm getoizimin”.

“Ajo paralajmërohet vetëm për të mashtruar trupin votues, në lojë të vazhdueshme me ndjenjat kombëtare, e të gjitha për interesa personale dhe një gram pushtet”, tha ai për “Vijesti”.

Sipas fjalëve të tija, politika e partive shqiptare gjithnjë e më shumë lidhet për funksione. “Ka gjithnjë e më pak vende pune, të rinjtë ikin. Gjatë kësaj kohe, duke garuar kush do të jetë më afër PDS-së, tek politikanët shqiptar nuk ka as retorikë të përafërt për Valdanosin, kthimin e pronës, të mirat detare ose privatizimin plaçkitës”, theksoi Peroviq dhe shtoi se çdo gjë përmblidhet në fjalinë e drejtuesit të PDS-së së Ulqinit: “kush të jap më shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi