Përse dështojnë tenderët për “Rivierë të Ulqinit”: PRONAR TË NDRYSHËM TË OBJEKTEVE DHE TOKËS

Këshilli për privatizim dhe investime kapitale i Qeverisë së Malit të Zi tash tre herë qiti në shitje 63.5 për qind të aksioneve të Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”, vlera nominale e së cilës është 60 milion euro.

Por, kjo punë nuk mundi të kryhet edhe pse kishte investitor të interesuar, sepse akoma nuk janë zgjidhur çështjet pronësore. Qeveria përpiqet ta shes paketën shumicë të aksioneve të kësaj kompani, ndërsa tokën, në të cilën janë ndërtuar objektet, me sipërfaqe prej 242 mijë metër katror, ta jap me qira afatgjate.

Një nga më të interesuarit për ndërtimin e kompleksit turistik të përmbajtjes së përzier ishte biznesmeni turk dhe kryetari i Këshillit drejtues të Ustundag Grup, një nga shoqatat më të mëdha të biznesit në Turqi, Adil Ustundag.

“Riviera është pronare e objekteve, por nuk është pronare e tokës dhe kjo paraqet frenën kryesore në privatizim. Para hapjes së tenderit të ri ky problem duhet të zgjidhet, tha drejtori i kësaj ndërmarje Radomir-Mikan Zec”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…