Përurimi i klipit dhe këngës për Kripore: DHURATË DASHURIE E ARTISTËVE NGA ULQINI

Spot Kriporja, Solana“Me këtë projekt dëshiruam që të tregojmë se Kriporja është botërore, por e ynja”, thanë artistët e Ulqinit në përurimin e këngës dhe kripit “Artists for Salina”.

Sipas fjalëve të producentit Enkela Bisha, qëllimi i artistëve ishte që të zgjojnë vetëdijen e qytetarëve dhe të tregojnë se Kriporja për shkak të vlerave të saja unike nuk duhet të jetë brengë e vetëm disa njerëzve por e tërë komunitetit.

Në bazë të reagimeve që ishin në përurimin e kripit të shtunën në mbledhjen solemne të Kuvendit komunal të Ulqinit, puna dymujore e artistëve është patjetër e suksesshme.

Autorja e kësaj “kënge të dashurisë dhe shpresës” Flutur Mustafa tha se ky është kontribut i vogël, por i madh për qytetin.

Muzikën e kompozoi Imi Nimanbegu, për kostumografi u përkujdes Qyle Duraku, ndërsa xhirues ishte Gëzim Mavriqi.

Përndryshe, klipi dhe kënga është pjesë e projektit AWARENESS (vetëdija), i cili u realizua në bashkëpunim me Shoqatën “Dr. Martin Schneider – Jacoby”.

Drejtuesja e kësaj shoqatë Zenepa Lika falënderoi të gjithë ato që morën pjesë në këtë projekt duke shtuar se është e kënaqur që mundi dhe aktivizmi shihet dhe vlerësohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…