Qendra për kulturë dhe Biblioteka e Ulqinit organizojnë përurimin e librit “E vërteta për Nolin” të autores Dr. Entela Komnino.
Folëse në këtë mbrëmje kulturore do të jetë Valbona Kurti, kryeredaktore e emisionit STOP në TV Klan, ndërsa moderatore do të jetë Ardita Rama, udhëheqëse e Bibliotekës.
Përurimi do të mbahet të shtunën, me 12 Maj, me fillim në ora 11 në Bibliotekën e qytetit.