Përurimi i librit të dr Karamanages: “DIELLI, DETI, SHËNDETI” NË TIRANË

Gani Karamanaga KopertinaNë kuadër të festave të nëntorit dhe 101 vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë  Universiteti Kristal në vazhdimësi të aktiviteteve shkencore, me datën 26.11.2013 dhe  nën kujdesin e presidentit Ahmet Muçaj promovoj librin “Dielli, deti, shëndeti -përmbledhje e punimeve kërkimore dhe shkencore” t autorit ulqinak Dr Gani  Karamanaga.

Para një auditoriumi ku ishin prezentë  mjekët nga Klinika Universitare për sëmundjet e mushkërive në Tiranë, si edhe nga Universiteti Kristal dhe studentëve për librin foli prof.dr. Gojard Çerga në emër të organizatorit. ”Libra e Dr Karamanagës paraqet një përmbledhje të punimeve shkencore  me vlerë të posaçme për shqipëtarët në Mal të Zi  dhe më gjërë.

Prof.dr Elez Selimi redaktori shkencor duke folur për këte libër deklaroj: “Duke lexuar përmbledhjen e punimeve mjekësore të Dr. Gani Karamanagës, m’u kujtuan fjalët që shpeshherë ua kam thënë studentëve të mi në fakultetin e mjekësisë, në biseda me ta gjatë 50 viteve të punës
sime. Gjithë aktiviteti mjekësor dhe shkencor i autorit ka qenë i lidhur ngushtë me njerëzit e tij të Ulqinit, si ata të sëmurë apo të shëndoshë.
Autori ka meritë që ka ditur të shkruaj qartë dhe kuptueshëm, për masën e gjërë të njerëzve, duke arritur në mënyrën më të mire të mundshme të dërgojë afër lexuesve dijet e duhura shkencore për
këto sëmundje nëpërmjet gazetave ditore, revistave, radios dhe televizionit.
Në këto punime është puna mjekësore, studimore dhe shkencore e Dr. Gani Karamanagës në rajonin e Ulqinit. Këto shkrime përbëjnë një ndihmesë studimore dhe shkencore për sëmundjet në këtë rajon gjatë viteve”.
Për librin në fjalë foli edhe recensenti “Dielli, deti, shëndeti” prof.dr.emiritus Hektor Çoçoli, kurse autori prim.dr Gani Karamanaga në fjalën përshëndetëse tha: “Qëllimi kryesor për përgatitjen e këtij libri  është  ngritja e identitetit dhe kulturës shqipëtare në Mal të Zi. Duke e respektuar se në vendet ku jetojnë shqipëtarët ka shumë pak mjekë të cilët publikojnë , kjo përmbajtje e punimeve shkencore  dhe profesionale do të jetë një  kontribut për  një edukim më të mirë dhe gjithëpërfshirës për punëtorët në mjekësi. Gjithashtu ky libër mund ti shërbej edhe opinionit të gjërë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA
Gjeka Nënave të Srebrenicës: JU JENI EDHE NËNAT TONA

Ministri për drejtat e njeriut dhe pakicave në Qeverinë e Malit të Zi Fatmir Gjeka dhe perfaqësuesi i Aleancës Qytetare Milan Radoviq dhuruan sot një shami për Nënat e Srebrenicës. “Thonë se Zoti i do

Ulqin: PREZANTOHET PLANI LOKAL PËR PUNËSUESHMËRINË E TË RINJËVE TË KOMUNËS SË ULQINIT
Ulqin: PREZANTOHET PLANI LOKAL PËR PUNËSUESHMËRINË E TË RINJËVE TË KOMUNËS SË ULQINIT

  Sot, para zyrtarëve të Vetëqeverisjes Lokale, institucioneve publike dhe aktorëve të tjerë vendorë, prezantuam dokumentin PLANI LOKAL PËR PUNËSUESHMËRINË E TË RINJVE. Ky plan paraqet një vlerë të

Të premten: TRIBUNË ISLAME DHE PROMOVIM I LIBRIT
Të premten: TRIBUNË ISLAME DHE PROMOVIM I LIBRIT

Mexhlisi i Bashkësisë Islame Ulqin në bashkëpunim me organizatën Horizonti – Qendra për mirëkuptin ndërkulturorë Ju fton të merrni pjesë në Tribunë Islame dhe promovim të librit „Dilemat bashkëkohore

Gjekë Gjonaj: Husein Bato Dukaj, la pas një vepër që kapërcen shumë jetë
Gjekë Gjonaj: Husein Bato Dukaj, la pas një vepër që kapërcen shumë jetë

U bënë shtatë vjet  nga vdekja e parakohshme,   në moshën 56 vjeçare,  të Husein Bato Dukaj, regjisorit të parë të shkolluar  në Mal të Zi, me të cilin kam punuar disa vite  në TVMZ.  Dhe këtë përvjetor

Jashtëzakonisht ngrohtë edhe në ditët në vijim: DJE NE ULQIN REKORD – 37.7 GRADË
Jashtëzakonisht ngrohtë edhe në ditët në vijim: DJE NE ULQIN REKORD – 37.7 GRADË

Për shkak të valës tropikale dhe temperaturave jashtëzakonisht të larta, alarmi meteorologjik portokalli është në fuqi dhe në ditët në vijim do të jetë shumë nxehtë, ndërsa gjatë fundjavës temperatura