Këtë vit bëhet gjysmë shekulli nga fillimi i funksionimit të Qendrës naturiste në Adë të Bunës.
Në korrik të vitit 1973 u pritën mysafirët e parë dhe ishin kryesisht gjermanë të sjellë nga agjencia “Miramare”.
Edhe tani ka gjermanë, por shumë më pak se para vitit 1990, ashtu si edhe plazhi në Adë është rreth 170 metra më i ngushtë se 50 vjet më parë.