Para saktësisht një viti, me 13 mars të vitit 2016, u nënshkrua marrëveshja politike për ushtrimin e pushtetit në Komunë të Ulqinit.
Këtë akt e kanë nënshkruar drejtuesit e PDS-së Loro Nrekiq, Forcës së re demokratike Nazif Cungu, Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” Fatmir Gjeka dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka.
Ato me atë rast shprehen pritshmërinë që kjo marrëveshje “do të shënojë faqen e re në historinë e qytetit”.
Ishte ky një eksperiment politik i llojit të vet, sepse në Kuvendin komunal u vendos shumica prej 27 nga 33 këshilltarë.








