Këshilli drejtues i Ndërmarrjes komunale për menaxhimin e të Mirave detare solli në fund të shtatorit „në iniciativën e komunës së Ulqinit, Shoqatës së peshkatarëve dhe OJQ „Dashamirësit e Bunës“ nga Ulqini“ çmimoren për përdorim, gjegjësisht qiramarrje të pronës shtetërore në lumin Buna. Kështu për objektin montazh të sipërfaqes deri në 30 metër katrorë qiramarrësit do të paguajnë 10 euro për metër, siç ishte dhe më herët. Mirëpo, tani është e obligueshme dhe pagesa e TVSH prej 19 për qind.
Nëse ky objekt montazh është shtëpizë peshkatarësh, atëherë çmimi është 6 euro për m2. Sigurisht, para kësaj duhet të plotësohet kushti që personi, siç theksohet, duhet të ketë vendbanimin në komunën e Ulqinit ose Tivarit, si dhe të posedoj lejen valide për peshkim ekonomik apo lejen valide për peshkim sportiv-rekreativ.
Peshkatarët e Bunës janë të pakënaqur me këtë vendim. Ato kërkuar në pagesa për m2 për shtëpizën për peshkim të jetë katër euro, ndërsa për tarracë dy, e jo siç është tani katër, ndërsa me TVSH praktikisht pesë euro.