Peshkatarët e Ulqinit të cilëve para pesë ditëve u vodhën motorët e anijeve kanë përshëndetur ngritjen e padisë penale kundër ulqinakut A.K. (34). “Ne jemi të bindur që tërë operacionin nuk ka mundur ta kryej vetëm i akuzuari. Ai kishte ndihmës prandaj kërkojmë që kjo gjë të vërtetohet në procesin e mëtejshëm”, tha Albert Nimanbegu, një nga peshkatarët e dëmtuar.
Ai megjithatë shtoi që për peshkatarët gjëja më e rëndësishme është që t’iu kthehet prona e grabitur.
Nimanbegu, përndryshe, akoma paguan kredinë prej 2600 euro të cilin e morri për të blerë motorin për peshkim dhe transport të turistëve.