Peshkatarët në Ulqin kanë kërkuar trajtim më adekuat nga Ministria e bujqësisë dhe pagimin e tatimit si tek bujqit. Sepse, me vendimin Qeverisë së Malit të Zi peshkatarët paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar 19 për qind, ndërsa bujqit shtatë për qind.
“Kompetentët duhet të dinë se ne gjuajmë vetëm njëqind ditë në vit dhe që nga kjo duhet të jetojnë gjatë gjithë vitit, që është thjesht e pamundur, sepse sasia e peshkut të zënë është gjithnjë e më i vogël”, thanë ato.
Nga Ministria kanë thënë që do ti shqyrtojnë të gjitha kërkesat e tyre dhe shtuan që të gjithë peshkatarët që janë të regjistruar duhet të kenë ditarët elektronik. “Në Ministri në çdo moment e dimë ku gjendet çdo peshkatar i cili ka ditarë elektronik, ku është pozicioni i tij i saktë. Ai sipas ligjit është i detyruar të lajmëroj peshkimin e vet dhe të tregojë sasinë e peshkut që ka zënë atë ditë”, tha ministri i bujqësisë Petar Ivanoviq.