Tradita po vërtetohet edhe këtë vit në Ulqin: kur nuk japin fryte ullinjtë, atëherë kapen sasi të mëdha peshku.
Dhe vërtet: gjatë vjeshtës në det dhe në Bunë janë zënë sasi të mëdha të peshkut cilësor, kryesisht qefull.
Mirëpo, rekordi është arritur të shtunën. Vlerësohet që janë zënë rreth dy tonë peshk, kështu që ishte festë e vërtet në Ranë. Varkat me të cilat gjahu është sjell në Kaceme gati janë fundosur.
Nuk ka shtëpi në Ulqin e cila këtë vjeshtë nuk ka ngrënë peshk. Ndërsa çmimi ishte i volitshëm: tre kilogram shiten për dhjetë euro.








