PESHKIMI – DEGË E CILA PRET PORTIN DHE RILINDJEN

Në fillim të Plazhit të Madh, në një sipërfaqe prej rreth 81 mijë metrash katrorë, do të ndërtohet porti i peshkimit, njoftoi në fillim të vitit Portali Ul-info.

Siç thuhej në informacion, porti do të ketë përdorim të shumëfishtë, pra do të ketë 60 vende ankoruese për anije peshkimi dhe 31 vende ankoruese për anije turistike.

Fondet për këtë projekt janë siguruar nga programi MIDAS 2 me Bankën Botërore në vitin 2018.

Në Ulqin të gjithë pajtohen se vetëm me ndërtimin e portit do të krijohen parakushtet që kjo degë të marrë vrull, gjegjësisht të zë vendin e merituar në ekonominë e Ulqinit.

Edhe peshkatarët theksojnë se duhet të stimulohen dhe të mbështeten njerëzit që janë të gatshëm të investojnë në peshkatari.

Kryetari i Shoqatës së Peshkatarëve Profesionistë, Ivo Knezheviq, beson se nevojiten kredi të favorshme me një periudhë mospagimi prej të paktën dy vjetësh, me norma të pranueshme interesi, donacione nga fondet evropiane të zhvillimit dhe pjesëmarrja shtetërore për sigurimin e anijeve dhe pajisjeve të reja.

Siç shton ai, që peshkataria të përjetojë rilindje, duhet ndryshuar legjislacioni.

“Shteti paguan 19 për qind TVSH për peshkun, kurse ne, njëjtë si prodhuesit bujqësor, duhet të kemi TVSH prej shtatë për qind ose të përjashtohemi nga ky tatim. Shteti do të duhej të na siguronte disa lehtësira në mënyrë që të mbijetojmë”, thotë Knezheviq.

Sipas kronikasit nga Ulqini, Ismet Karamanagës, orientimi ynë në të ardhmen duhet të jetë ushqimi nga deti. “Ai jep jetëgjatësi. Aktorët kryesorë në të gjithë këtë duhet të jenë peshkatarët tanë”, thotë ai dhe shton: “Peshkimi në det do të sjellë përfitime ekonomike për Ulqin, përmes krijimit të të ardhurave nga punësimi, duke siguruar burime të reja ushqimi për popullsinë vendase, turistët dhe për eksport. Besoj fort se Ulqini me specifikat dhe karakteristikat tradicionale të zhvilluara në shekuj do të japë një kontribut të çmuar në pasurinë e peshkatarisë malazeze”.

Por, është e sigurt që në të ardhmen i pret një punë e madhe të gjithë ata që marrin pjesë në këtë proces, mbi të gjitha peshkatarët, të cilët, si gjatë gjithë historisë, janë lënë vetëm. Përpjekjet për edukimin e tyre dhe mbështetja sporadike janë vënë re vetëm kohët e fundit, mirëpo kjo nuk e ndryshon përfundimin e përgjithshëm që konstatohet edhe në raportet e Komisionit Evropian.

Aktualisht, në Adriatik ka mbi 450 lloje të ndryshme peshqish nga 139 familje peshqish dhe ky numër është vazhdimisht në rritje, kryesisht për shkak të ngrohjes globale. Kështu, për shembull, gaforrja blu ka krijuar një popullatë në Ulqin para dhjetë vitesh, e cila, sipas Institutit për Biologji Detare në Kotorr, ndryshe nga speciet e tjera pushtuese të organizmave detarë, paraqet një potencial të ri për peshkatari dhe përdorim komercial.

Një potencial edhe më i madh fitimi është e ashtuquajtura ngjala e tejdukshme (ngjala e pa pigmentuar), e cila banonte në këto zona. Është zhdukur pas ndotjes së Bunës, kanalit të Port Milenës dhe një pjese të konsiderueshme të shtratit të detit të Ulqinit në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

“Një kilogram i këtij lloji peshku kushton sot në tregun botëror rreth njëmijë euro”, thotë kreu i organizatës mjedisore “Hapi i Gjelbër” Xhelal Hoxhiq dhe thekson se vetëm eksporti i ngjalës së tejdukshme mund të mbulojë deficitin e Malit të Zi në importin e peshkut dhe i cili në nivel vjetor arrin në mbi nëntë milionë euro.

Teksti u krijua në kuadër të projektit për promovimin e potencialeve të bujqësisë dhe turizmit në komunën e Ulqinit, të financuar nga Ministria e Kulturës dhe Mediave, nga Fondi për Inkurajimin e Pluralizmit dhe Diversitetit në Media. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e OJQ “Ul info” dhe jo domosdoshmërisht pasqyron qëndrimet e Ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u