Peshkatari i njohur sportiv nga Ulqini Zoran Doçiq shënoi të martën suksesin e radhës.
Ai me pushkë nënujore vrau gofin me peshë 24 kilogram.
Është interesante që Doçiqi para saktësisht një viti në detin e Ulqinit vrau me pushkë gofin me peshë 26 kilogram, ndërsa me peshkimin e sotëm edhe një herë vërtetoi se është peshkatar i shkëlqyer nënujor.








