Kompania nga Tivati “Una” ka publikuar rezultatet e lojës shpërblyese “Peshkimi i muajit” për tetorin e vitit 2015.
Vendin e parë dhe shpërblimin me vlerë prej 50 euro e fitoi Ulqinaku Adnan Sejdiq me tonin e kapur me peshë 86,5 kilogram. Toni u kap nga bregu, në molin e Plazhit të madh.
Lufta zgjati rreth 45 minuta. “Në mënyrë që toni të ngritët në mole, më ndihmuan vllajë Juskoja, miqtë Iliri, Miki dhe Gjokoja, si dhe disa shokë të tjerë që ishin në mole në atë moment”, tha Sejdiq.