Ulqinaku Millan Milliq ka fituar vendin e parë për muajin shkurt me peshkun e llojit monkfish (peshku zhabë, lat: Lophius, mne: grdoba) me peshë 35.5 kg dhe me gjatësi 140 cm.
Ky, siç tha ai, është peshku më i madh i këtij lloji i kapur në Ulqin.
“Gjatë nxjerrjes nga deti mendova që kam kapur ndonjë dru – cung. Kur e solla në anije nuk kam mundur të besoj se ekziston peshk i këtij lloji kaq i madh. E nxora nga thellësia prej 35 metrash, nga fundi baltak, në rrethinën e ishullit Ulqini i vjetër”, tha Milliq.
Nga organizatori i kësaj gare fitoi bonon me vlerë 50 euro.








