Peshkimi nënujor: FITUES GARUESIT NGA HERCEG-NOVI

Podvodni ribolovNë Ulqin është mbajtur sot Kampionati i 4 shtetëror i Malit të Zi në peshkim nënujor. Në këtë garë kanë marrë pjesë 25 garues nga 6 klube malazeze.

Vendin e parë në konkurrencën individuale e fitoi Boban Radosheviq nga skuadra “Mamula 1” nga Herceg-Novi, të dytin Zoran Duçiq nga Kotorri, derisa vendi i tretë i takoi Andrija Gazivodës nga skuadra “Mamula 2”.

Garuesit e Herceg–Novit ishin më të mirët edhe në konkurrencën ekipore. Vendin e parë dhe të dytë e fituan skuadrat “Mamula 1” dhe “Mamula 2”, derisa skuadra vendase “Buna” fitoi vendin e tretë.

“Moti nuk ishte në favor të peshkatarëve, por megjithatë ato arritën rezultate shumë të mirë”, i tha gazetarëve drejtuesi skuadrës “Buna” Muzafer-Belo Çaushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi