Peshkimi nënujor: KORBA 1,3 KG E RËNDË VENDOSI FITUESIN

Ulov, Riba, Peshku, GjahuKorba e zezë e rëndë 1,3 kg, si trofeu më i mirë i ditës, ishte e mjaftueshme për kampionin e shumëfishtë të Malit të Zi në peshkim nënujor Boban Radosheviq nga Podgorica që sot në Ulqin edhe njëherë të tregoi që është i paarritshëm në këtë disiplinë.

Ai thellësisht fitoi në garën e cila në akuatoriumin prej Limanit deri në Valdanos, është organizuar nga ana e klubit të peshkimit nënujor Neptun nga Ulqini.

“Deti ishte turbull në disa orët e para të garës, pastaj kushtet ishin më të mira por jo ashtu si ne pritëm”, tha Radosheviq për “Vijesti”.

Rreth 17 garues nga Ulqini, Tivari, Budva dhe Herceg Novi, me varka shkuan në gjueti rreth orës tetë, ndërsa në mole ishin rreth orës 15. Radosheviq tha se garuesit ishin nën ujë gati gjashtë orë në mënyrë efektive.

Vendin e dytë e morri Andrija Gazivoda nga Cetina i cili është garues i skuadrës Mamula nga Herceg Novi, ndërsa i treti ishte Ulqinaku Zoran Doçiq, i cili është edhe kryetar i klubit vendas “Neptun”.

Foto: Samir Adroviq – Vijesti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi