Federata e peshkimit sportiv në det e Malit të Zi dhe Klubi i peshkimit sportiv “Tuna” nga Budva ka organizuar fundjavën e kaluar kampionatin shtetëror të Malit të Zi në peshkimin nënujor.
Në konkurrencën e gjashtë klubeve, “Neptuni” i Ulqinit fitoi vendin e dytë, derisa garuesi i kësaj skuadre Boris Vujoviq në konkurrencën inviduale zuri vendin e tretë.
Siç thanë organizatorët, me këtë garë filloi liga malazeze.
Është njoftuar po ashtu se në shtator do të organizohet kampionati i dytë shtetëror në Ulqin.