Mbi njëqind qytetarë të Ulqinit i dërguan kërkesën administratës lokale që të ndryshohet kahja e rrugës “Mujo Ulqinaku Cakuli” (ish Ivan Millutinoviq).
Ato janë të bindur se në këtë mënyrë do të përmirësohet cilësia e banimit dhe siguria e komunikacionit në këtë pjesë të Pinjeshit.
Ato propozojnë edhe që kjo rrugë të shtrohet me një shtresë të re të asfaltit, të rregullohet trotuaret, si dhe të vendosen ngadalësuesit e shpejtësisë në tre vende.
“Iniciativën e kemi dorëzuar para tre muajsh dhe pothuajse asgjë nuk është bërë. Prandaj, ekzistojnë propozimet e qytetarëve tonë për bllokimin e këtij aksi rrugor për të “zgjuar” drejtuesit tanë komunal dhe për t’i shtyrë që t’i përvishen punës, sepse ne i paguajmë. Bllokada do të bëhej në kulmin e sezonit”, thanë ato.