PHU i Ulqinit: PRITET STUDIMI PËR MBROJTJEN E TË MIRAVE KULTURORE

Plani, Plan, Harta, KartaPlani hapësinor-urbanistik (PHU) i Ulqinit deri në vitin 2020 nuk do të përfundojë së shpejti, mëson Portali Ul-info.

Parakusht për përfundimin e punës në këtë dokument më të rëndësishëm planifikues të kësaj komunë është Studimi i mbrojtjes së të mirave kulturore, të cilin për Planin hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare e punon Ministria e kulturës. Puna në këtë studim gjithëpërfshirës do të zgjasë të paktën edhe tre muaj.

Kjo do të thotë se PHU Ulqin do të përfundojë shtatë vite pas datës që Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit ka nënshkruar marrëveshjen me Komunën e Ulqinit (në korrik të vitit 2009) për përpilimin e këtij dokumenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi