Edhe pse është paralajmëruar që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit komunal të Ulqinit, e cila do të mbahet në fund të këtij muaji, në rend të ditës të jetë edhe Propozimi i Planit hapësinor urbanistik (PHU) i kësaj komune, akoma nuk dihen zgjidhjet që ai do të përmbajë.
Siç mëson Portali Ul-info, këto ditë pritet harmonizimi i versionit final në bisedimet në mes të drejtuesve të Komunës, përfaqësuesve të Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit dhe përpunuesit e këtij dokumenti më të rëndësishëm planifikues për Ulqin.
Përndryshe, është thënë që Ministria tash shtatë vite punon në PHU-në e kësaj komune.
Në fillim të tetorit të vitit 2014 Kuvendi komunal i Ulqinit një zëri ka miratuar përfundimet të cilat janë dërguar Qeverisë së Malit të Zi.
“Mendoj që qëndrimet tona, veçanërisht kur bëhet fjalë për Valdanos, Kripore, rrugën e shpejtë drejtë Shqipërisë, ndërtimin nga Albatrosi deri tek kepi i Gjeranave dhe realizimin e Master planit për Plazhin e madh, përpunuesi vështirë mundet mos mi marrë në konsiderim”, tha kryetari i atëhershëm i Kuvendit komunal Fuad Haxhibeti.