PHU: PRAPË SHQYRTIMI PUBLIK

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitNë vend të tryezës së rrumbullakët, sot për shkak të interesimit të madh të qytetarëve, në Sallën e madhe të komunës së Ulqinit është mbajtur shqyrtimi publik mbi Draftin e Planit hapësinor urbanistik (PHU) Ulqin deri në vitin 2020.

Sekretari i Sekretariatit për urbanizëm dhe planifikim hapësinor në administratën lokale Mustafa Gorana ka vërtetuar që Kuvendi komunal miraton këtë dokument. Ai tha që askush nuk ka të drejtë që këtë të drejtë tja jap tjerëve duke aluduar në marrëveshjen të cilën në korrik të vitit 2009 kryetari i atëhershëm i Ulqinit Gëzim Hajdinaga ka arritur me Qeverinë e Malit të Zi e cila punon PHU-në.

Funksionari i Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Nikolla Petroviq ka thënë që të gjitha vendimet gjatë punimit të këtij plani janë sjell me konsensus dhe që askush nuk dëshiron asgjë ti imponojë komunës së Ulqinit.

Edhe përpunuesit e planit kanë theksuar që do të ishte shumë e dëshirueshme që komuna të formojë këshillin profesional apo komisionin për këtë dokument.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi