Me kërkesë të komunës së Ulqinit, Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit ka shtyrë për 15 ditë kohëzgjatjen e shqyrtimit publik për Draftin e Planit hapësinor-urbanistik (PHU) të Ulqinit, mëson Portali Ul-info.
Pushteti lokal ka kërkuar që të shtyhet një muaj për shkak të sezonit veror, si dhe numrit të madh të vërejtjeve të cilat për këtë dokument planifikues për zhvillim të Ulqinit i japin qytetarët dhe subjektet e tjera të interesuara.
Shqyrtimi publik për Draftin e PHU-së do të zgjasë, mbas vendimit më të ri të Ministrisë, deri më 2 shtator.