Si afrohet fundi i shqyrtimit publik dymujor rreth Planit hapësinor-urbanistik (PHU) të Ulqinit deri në vitin 2020, ashtu intensifikohen aktivitetet e të gjithë palëve të interesuara. Siç mëson Portali Ul-info, deri më 17 shtator do të mbahen edhe të paktën tre shqyrtime publike rreth këtij dokumenti më të rëndësishëm planifikues për komunën e Ulqinit.
Një shqyrtim publik do ta organizojë administrata lokale, të dytën Monitoring grup Ulqin – Mogul, ndërsa të tretën OJQ “Green home”, me theks të veçantë në Shas.
Në Këshillin komunal të MZ Pozitiv vlerësojnë që duhet të ndryshojë qasja e përpunuesit kur bëhet fjalë për zgjidhjet e ofruara në PHU për Valdanos, kështu që edhe ato paralajmëruan organizimin e një tryeze të rrumbullakët për këtë temë.