PHU Ulqin: NESËR TRYEZA E RRUMBULLAKËT

Plan UlcinjNë Sallën e vogël të komunës së Ulqinit do të mbahet tryeza e rrumbullakët mbi Draftin e Planit hapësinorë urbanistik (PHU) të Ulqinit.

Ky dokument ka ngjallur vëmendje të veçantë tek opinioni dhe qytetarët, kështu që Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit të Malit të Zi, me kërkesë të kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, shqyrtimin publik e ka shtyrë për 15 ditë. Kjo do të thotë që ajo do të zgjasë deri më 2 shtator.

Pritet që deri në atë afat të mbahen edhe të paktën dy tryeza të rrumbullakëta, sepse dy organizata joqeveritare (Green Home dhe Mogul) kanë paralajmëruar që do të organizojnë diskutimin rreth Draftit të PHU-së në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…