Pjesë e stendës së Kosovës: LIBRI “NA DY” I F.MUSTAFES EDHE NË FRANKFURT

Panairi i libritNë Panairin e librit, i cili këto ditë po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë, Kosova merr pjesë me një stendë të përbashkët të shtëpive më të rëndësishme botuese nga vendi, në mes të cilëve është edhe “Buzuku”.

Rikujtojmë që kohë më parë pikërisht kjo shtëpi botuese botoi librin “Na dy” të poetes së re nga Ulqini Flutur Mustafa.

Kjo vepër do të jetë një nga 120 tituj të rinj të cilët do të prezantohen në këtë panair, i cili është një nga më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmit në Europë.

Panairi i sivjetmë i Frankfurtit u hap nga presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelaria gjermane Angela Merkel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi