Pjesëmarrja në vendimmarrje: EDHE BASHKIMI EVROPIAN PËRKRAH FUQISHËM KOMUNIKIMIN E DYANSHËM

Të gjitha dokumentet strategjike të Qeverisë së Malit të Zi theksojnë nevojën e arritjes së shkallës së lartë të pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, veçanërisht në vetëqeverisjen vendore. Kjo qasje paraqet thelbin e demokracisë dhe është parakusht i punës së përgjegjshme dhe transparente të shërbimeve dhe institucioneve të komunës. Sidomos ngase gjendja ekzistuese karakterizohet nga përdorimi dominues i formave indirekte të pjesëmarrjes, e jo nga pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në marrjen e vendimeve në nivelin vendor.

Fakti është se qytetarët gjithnjë e më shumë kuptojnë rëndësinë dhe vlerën e angazhimit të tyre në jetën publike, duke marrë mbi vete një pjesë të përgjegjësive për vendimmarrje. Në këtë mënyrë qytetarët nuk e lënë zhvillimin e komunitetit vetëm në duart e zyrtarëve dhe politikbërësve.

Informimi i mirë është parakusht për një pjesëmarrje reale qytetare. Kjo do të thotë se informatat duhet të jenë të qasshme për qytetarët. Pushteti i zgjedhur në zgjedhje të lira është i obliguar ta informojë publikun për aktivitetet, programet dhe planet e punës, në mënyrë që të mund të mbikëqyret puna e pushtetarëve të zgjedhur dhe e gjithë administratës publike.ILUSTRIMI 2

Praktika ka dëshmuar se është më mirë që qytetarët të përfshihen në fillim të procesit, do të thotë që nga ky moment të funksionoje komunikimi i dyanshëm: (1) i pushtetit ndaj qytetarëve dhe (2) i qytetarëve ndaj pushtetit. Mekanizmat më të rëndësishëm për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në nivelin vendor janë: tubimi qytetarë, referendumi vendor dhe iniciativa qytetare.

Duke kuptuar rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në këtë proces, organizatat e shoqërisë civile nga Ulqini të tubuara rreth Koalicionit të OJQ-ve “Bashkëpunim drejtë qëllimit”, që në vitin 2009 arritën të ndikojnë në ndryshimin e dispozitës për detyrimin e grumbullimit të nënshkrimeve të 5% të qytetarëve të regjistruar në regjistrin zgjedhor, për të dorëzuar një iniciativë qytetare (kuotë e cila atëherë ishte më e larta në nivelin shtetëror). Kështu kjo kuotë në vitin 2009 u zvogëlua në 3%, ndërsa në Statutin e ri të Komunës së Ulqinit, përsëri me propozimin e sektorit civil, ky detyrim zbriti në 2%. Një dispozitë e ngjashme përdoret edhe në komunat tjera në Malin e Zi.INICIATIVA

Në këtë mënyrë qytetarët e komunës së Ulqinit kanë mundësi shumë më të madhe që të marrin pjesë drejtpërdrejtë në ushtrimin e vetëqeverisjes vendore, respektivisht është krijuar hapësira për bashkëpunimin më të mirë të të gjithë subjekteve e aktorëve lokal, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës në territorin e komunës tonë.

Me iniciativa të tilla OJQ-të vërtetuan se janë faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm shoqëror në komunitetin lokal. Ato kanë rol të pazëvendësueshëm në vetëdijesimin shoqëror të qytetarëve, të cilin nuk mund ta luaj as shteti, as organizatat ndërkombëtare.

Ky koncept rekomandohet edhe nga ana e institucioneve evropiane. Në dokumentet e fundit të Komisionit Evropian nga shkurti i këtij viti, për herë të parë flitet për komunikimin e drejtpërdrejtë të BE-së me qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë përfaqësues të vërtetë të euro-integrimit. Këto dokumente obligojnë zyrtarët e këtushëm që të komunikojnë me qytetarët dhe me përfaqësuesit e sektorit civil për qëllimet e anëtarësimit në BE.  Më saktësisht, këtë komunikim Komisioni e vendos si kusht për procesin e zgjerimit! Pra, synimi i BE-së është që qytetarët dhe OJQ-të të përfshihen më shumë në këtë proces dhe të vërejnë dobitë konkrete sepse, siç tregon shembulli i Malit të Zi, të gjitha këto detyrime kanë marrë formën e ushtrimeve teknike dhe plotësimit të kushteve të përcaktuara.ILUSTRIMI EU

Sidoqoftë, kjo qasje e BE-së do të nxisë zhvillimin e shoqërisë aktive, të qytetarëve të përgjegjshëm dhe të angazhuar në komunitet dhe ata, për hire të interesit të vet, do të duhet të shfrytëzojnë përparësitë që iu ofrohen.


Teksti u hartua në kuadër të projektit “ZËRI IM NË KOMUNËN TIME”, të cilin e realizon OJQ Horizonti i Ri në partneritet me OJQ “Ul info” dhe Bibliotekën e Qytetit – Ulqin. Projekti mbështetet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi, në kuadër të programit “e-Demokracia – merr pjesë, propozo, ndrysho”, në fushën e reformës së administratës publike. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e donatorit.Projekat, Projekti, Logo, Disclaimer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…