Pjetër Cara: FJALA JOTE

(Prelatit të Krishtërimit shqiptar, Arqipeshkëvit Metropolit, fisnikut Rrok Mirdita)

 

Fjala jote,

Ishte vel i ylbert’ i buzëqeshjes së amshimit,

Përndritje vezulluese për gonxhet e shpresës,

Klorofil i shëndetshëm për gjethet e mendimit

Dhe kudhër diamanti për kalitjen e besës…!

Fjala jote,

Ishte djep’ i ëmbëlsisë së të gjitha dashurive,

Dhe magji hyjnore për vlagën e besimit,

Shpat’ për qërimin e ferrave t’ padrejtësive,

Altar shumë bujar për hullit’ e përparimit…!

Fjala jote,

Ishte balsam për shërimin e çdo dhimbje,

Udhërrëfyese e shenjt’ për ligjet e Krishtërimit,

Fanar diturie që dhuron paqe për çdo rilindje

Dhe për t’ Plotfuqishmin shpirti i sakrifikimit…!

Fjala jote,

Nga ferri i tragjedive e nxori n’ drit’ besimin,

Për të ringjallur edhe shenjtërin’ e martirëve.

Mirdita e shtrenjtë e ndjen shumë hidhërimin,

Mbi altar si yll, t’ ka vënë midis më të mirëve…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi