Skafi i Millan Mitroviqit nga Ulqinit, i cili jeton dhe punon në Gjermani, është vjedhur gjatë natës në Lima, në afërsi të shtëpisë së tij familjare, shkruan “Vijesti”.
Vjedhësit e panjohur ia lanë pronarit të mjetit lundrues, me vlerë rreth 3.000 euro, vetëm konopin dhe spirancën.
Sipas informatave jozyrtare, skafi është parë i lidhur për një bovë në Krruç, në drejtim të Tivarit.
Burimi nga Policia e Ulqinit për “Vijesti” tha se deri tani në kësi lloj rastesh nga mjetet lundruese kryesisht është zhdukur motorri.









